Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot qytetin e Prizrenit kanë shkaktuar vështirësi në disa pjesë të qytetit.
Një furgon ka mbetur i bllokuar në rrugën “Turgut Ozal”, pasi niveli i ujit në këtë zonë është rritur si pasojë e reshjeve intensive.
Sipas raportimit të TV Prizreni, automjeti ka ngecur në rrugë për shkak të grumbullimit të ujit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Ekipet përgjegjëse pritet të intervenojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në zonat e prekura. /Telegrafi/
