KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Xheneta Fetahu lë të kuptohet për rikthimin në Big Brother: Është çështje muajsh, jo vitesh

Xheneta Fetahu lë të kuptohet për rikthimin në Big Brother: Është çështje muajsh, jo vitesh

Xheneta Fetahu ka lënë të kuptohet se mund ta shohim sërish në një format të Big Brother, vetëm pak muaj pasi përfundoi rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.

Finalistja e BBVK 3 ka qenë e ftuar në rubrikën “25 pyetje” të Prive by Liberta Spahiu, ku iu përgjigj shkurt disa pyetjeve rreth jetës personale dhe planeve të saj.

Kur u pyet nëse publiku mund ta shohë sërish në një format të Big Brother-it, Xheneta nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh”, u shpreh ajo, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.

– YouTube youtu.be

Deklarata e saj ka nxitur spekulime se rikthimi mund të ndodhë shumë shpejt, sidomos duke pasur parasysh se edicionet e reja të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania zakonisht nisin gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse Xheneta i është referuar një rikthimi në shtëpinë e BBVK apo nëse do të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania, një mundësi që është përfolur edhe më herët nga fansat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.