Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të gjetjes së municionit, saktësisht të 233 fishekëve, e që dyshohen të kenë mbetur nga lufta e fundit.
Rasti është paraqitur në fshatin Izvor të Novobërdës.
“Izvor, Novobërdë 24.07.2026 – 17:30. Është raportuar se dëshmitarja femër kosovare, derisa kishte qenë duke i kullotur bagëtitë në pyll kishte hasur në një sasi të fishekëve. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërheqë 233 copë fishekë të vjetër të vendosur në shirit të cilët dyshohet se kanë mbete nga lufta e fundit në Kosovë”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/
