KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Idris Elba nxit thashethemet se mund të jetë James Bondi i ri

Idris Elba nxit thashethemet se mund të jetë James Bondi i ri

Aktori anglez, Idris Elba, ka ringjallur spekulimet se ai mund të jetë James Bond i ri, pasi ndau një video të bërë në ‘Madame Tussauds’, ku pozonte me figura dylli të aktorëve që e kanë luajtur më parë këtë personazh.

Që nga filmi “No Time To Die” – vazhdimi i fundit i historisë së James Bond në vitin 2021 – ka pasur spekulime se kush do të jetë pasardhësi i Daniel Craig dhe Idris Elba ishte një nga ata, emri i të cilit u përmend.

Me një video të re të xhiruar në muzeun ‘Madame Tussauds’, ai tërhoqi shpejt vëmendjen e ndjekësve, por gjithashtu i bëri shumë të pyesnin veten nëse po përpiqej të linte të kuptohej se ishte James Bondi i ri.

Konkretisht, muzeu ka një koleksion figurash dylli të aktorëve që kanë portretizuar personazhin e James Bond gjatë viteve dhe në mënyrë simbolike qëndroi dhe pozoi pranë figurës së fundit në radhë.

E gjithë kjo bëri që shumë njerëz në rrjetet sociale të besonin se ai ishte pasardhësi i Craig.

Spekulimet vijnë në një kohë kur Elba ka qenë i hapur për të ardhmen e karrierës së tij. /Telegrafi/

Idris Elba

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.