KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Digjet fabrika bjelloruse që prodhon komponentë për raketat ruse

Digjet fabrika bjelloruse që prodhon komponentë për raketat ruse

Zjarr në fabrikën “Integral” në Minsk, objekt i lidhur me industrinë e mbrojtjes ruse.

Një zjarr ka shpërthyer në fabrikën “Integral” në Minsk të Bjellorusisë, një nga ndërmarrjet më të rëndësishme teknologjike në vend.

Sipas raportimeve të mediave, kjo fabrikë është lidhur më herët me prodhimin e komponentëve elektronikë për industrinë ushtarake ruse, përfshirë edhe sisteme raketore si “Oreshnik”.

Mediat perëndimore kanë raportuar se objekti furnizon sektorin e mbrojtjes së Rusisë dhe se në të prodhohen pjesë të përdorura në pajisje të avancuara ushtarake.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota për shkallën e dëmeve, shkakun e zjarrit apo nëse ka pasur persona të lënduar. Autoritetet bjelloruse nuk kanë dhënë ende një deklaratë të detajuar për ngjarjen.

Fabrika “Integral” konsiderohet një nga prodhuesit kryesorë të mikroelektronikës në Bjellorusi dhe ka një rol të rëndësishëm në sektorin industrial dhe teknologjik të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.