KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

NPL “Kastrioti” në Obiliq rinovon hapësirat e shkollave

NPL “Kastrioti” në Obiliq rinovon hapësirat e shkollave

NPL “Kastrioti” Obiliq ka njoftuar se kanë vazhduar punimet për mirëmbajtjen e objekteve shkollore, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.

Sipas njoftimit, punëtorët e operativës kanë realizuar punime të lyerjes së disa hapësirave të brendshme në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshev.

NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe mësimit, si dhe krijimin e ambienteve më të pastra, më të sigurta dhe më funksionale për komunitetin shkollor.

Punimet, sipas autoriteteve komunale, po zhvillohen sipas planit të paraparë gjatë periudhës kur nuk zhvillohet procesi mësimor, në mënyrë që objektet shkollore të jenë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.