KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut, lëndohen katër persona

Aksident mes dy veturave në Baicë të Istogut, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Baicë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 13:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicë-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova për Telegrafin.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.

“Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.