KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Telat e rrymës mbajnë shtyllën e dëmtuar në lagjen Arbana të Prizrenit

Telat e rrymës mbajnë shtyllën e dëmtuar në lagjen Arbana të Prizrenit

Banorët e rrugës “Aziz Kelmendi”, në lagjen Arbana të Prizrenit, kanë ngritur shqetësimin për një shtyllë të dëmtuar, e cila, sipas tyre, paraqet rrezik për sigurinë e banorëve dhe të kalimtarëve.

Sipas banorëve, gjendja e shtyllës është shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme, me qëllim që të parandalohet ndonjë incident i mundshëm.

Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse, përkatësisht kompanisë KEDS, që të dalë në terren sa më parë dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për sanimin e dëmtimit.

Banorët theksojnë se eliminimi i këtij rreziku është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve që banojnë dhe qarkullojnë në këtë pjesë të lagjes Arbana. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.