Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) kanë zhvilluar takim pune me ministrin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e komunitetit të biznesit.
Kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, tha se komunikimi i rregullt ndërmjet institucioneve është i rëndësishëm për një bashkëpunim të qëndrueshëm.
Ministri Agon Ferati bëri të ditur se ekziston gatishmëri për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me OEMVP-në, i cili do të mundësonte organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për kompanitë anëtare të Odës.
Drejtori Ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri, theksoi se Oda do të ofrojë kapacitetet dhe ekspertizën e Qendrës së Trajnimeve edhe për institucionet dhe subjektet publike, me qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale.
