KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërprerje të ujit në disa rrugë në Prizren, publikohen zonat e prekura

Ndërprerje të ujit në disa rrugë në Prizren, publikohen zonat e prekura

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se do të këtë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot më 24 korrik, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, për shkak të një defekti të shkaktuar të një gypi në rrugën “Bylbyldere”në Prizren.

Banorët e disa lagjeve do të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit..

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga “Bylbyldere”, Rruga “Arif Muji”, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Rruga “Sefedin Laqi”, Rruga “Dokleatët”.

Nga kompania kanë bërë të ditur se ekipet e tyre do të jenë të angazhuara për sanimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.