KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkëndija humbet nga Bravo, por mbetet në garë për kalimin tutje

Shkëndija humbet nga Bravo, por mbetet në garë për kalimin tutje

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2-1 nga Bravo në ndeshjen e parë e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, por skuadra tetovare mbetet në garë për kualifikim para përballjes së kthimit në Shkup.

Ekipi i drejtuar nga Artim Pollozhani e nisi në mënyrën më të mirë takimin në Lubjanë.

Në minutën e 10-të, gjyqtari akordoi një penallti për mysafirët, të cilën e shndërroi në gol me qetësi mesfushori kosovar, Endrit Krasniqi, duke kaluar Shkëndijën në epërsi 1-0.

Megjithatë, avantazhi zgjati vetëm tetë minuta. Bravo reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me anë të Kopatinit në minutën e 18-të.

Shkëndija pati mundësi të rikthente epërsinë para pushimit. Rasti më i mirë erdhi në fund të pjesës së parë, kur Ndzenge provoi portën, por portieri vendas Rojman reagoi në mënyrë vendimtare.

Në pjesën e dytë, skuadra sllovene mori kontrollin e lojës dhe në minutat vendimtare përmbysi rezultatin. Stankovic përfitoi nga një moment hutimi në mbrojtjen e Shkëndijës, avancoi me topin nga rreth 40 metra deri në zonën e rrezikut dhe realizoi me një goditje të saktë për 2-1.

Shkëndija nuk u dorëzua dhe krijoi disa raste për të barazuar. Spahiu ishte pranë golit, por gjuajtja e tij u ndal nga Rojman, ndërsa më pas edhe Zejnullai provoi fatin, por tentativa e tij u bllokua në momentin e fundit nga mbrojtja vendase.

Pavarësisht humbjes, skuadra tetovare mbetet plotësisht në lojë për kualifikim. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, ku Shkëndija do të kërkojë përmbysjen dhe kalimin në raundin e ardhshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.