Kylian Mbappe besohet se ka bindur Michael Olise të largohet nga Bayern Munich dhe t’i bashkohet Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas BILD, sulmuesi francez ka njoftuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, se ka arritur ta bindë bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Francës për të zgjedhur “Santiago Bernabeun”.
Raportohet se gjatë kohës që ishin së bashku me Francën në Kupën e Botës, Mbappe i ka prezantuar Olises projektin e Real Madridit dhe i ka folur për mundësinë që të formojnë një dyshe të frikshme në sulm.
Madje, Mbappe thuhet se i ka thënë mesfushorit ofensiv se së bashku mund të krijojnë “dyshen perfekte” te gjiganti spanjoll.
Sipas raportimit, Olise tashmë ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim te Real Madridi.
Megjithatë, klubi madrilen përballet ende me një pengesë të madhe, pasi duhet të bindë Bayern Munichun të pranojë shitjen e 24-vjeçarit, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze./Telegrafi/
