KRU “Prishtina”ka njoftuar se pas identifikimit të lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë në Matiqan, është ndërprerë furnizimi për konsumatorët e përfshirë.
Sipas njoftimit, lidhjet ilegale paraqesin problem serioz për funksionimin e rrjetit të ujësjellësit, pasi dëmtojnë sistemin e furnizimit dhe ndikojnë në furnizimin e rregullt me ujë për konsumatorët e tjerë.
Kompania ka bërë të ditur se ndaj rasteve të tilla do të ndërmerren masat përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e furnizimit me ujë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një shërbimi të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/
