KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman

​Ambasada gjermane kërkon ndërprerjen e rrënimit të objekteve në Ujman

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke iu bashkuar shqetësimeve të ngritura më herët nga Bashkimi Evropian, për këtë çështje.

Në një reagim publik, përfaqësia diplomatike e Berlinit në Kosovë thekson se respektimi i procedurave të rregullta ligjore dhe zbatimi i parimeve të shtetit të së drejtës, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të vendit.

“Ne bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe kërkojmë zgjidhje transparente dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermanë.

Reagimi vjen pasi autoritetet kosovare kanë nisur rrënimin e objekteve të ndërtuara në pronat e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” në zonën e liqenit të Ujmanit, një veprim që është kundërshtuar nga pronarët e deritashëm serbë të atyre objekteve e shtëpive, e po ashtu edhe të udhëheqësve politikë të Komunës së Zubin Potokut që ka thënë se nuk ka dhënë leje për këto rrënime. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.