KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lionel Messi i ka njoftuar shokët e kombëtares së Argjentinës me vendimin e së ardhmes

Lionel Messi i ka njoftuar shokët e kombëtares së Argjentinës me vendimin e së ardhmes

Lionel Messi thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës te Argjentina se finalja e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij ndërkombëtare.

Sipas gazetarit Hernan Castillo, kapiteni i Albiceleste njoftoi vendimin e tij të rëndësishëm gjatë një fjalimi emocional në dhomën e zhveshjes para të gjithë skuadrës pas përfundimit të turneut të FIFA-s.

“Leo Messi u tha shokëve të tij të ekipit kombëtar të Argjentinës se finalja e Kupës së Botës kundër Spanjës ishte ndeshje e tij e fundit për ekipin kombëtar”.

“Pas finales, ai mbajti një fjalim emocional para shokëve të ekipit”, raportoi Castillo.

Ndryshe, Messi ishte lojtari kryesor i Argjentinës këtë Botëror, duke shënuar tetë gola dhe katër asistime, duke dërguar kombëtaren e tij në finale, të cilën e humben nga Spanja në vazhdime me rezultat 1-0. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.