KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ishte masakër”, legjenda braziliane ndez debat pas deklaratës së tij për Argjentinën

“Ishte masakër”, legjenda braziliane ndez debat pas deklaratës së tij për Argjentinën

Legjenda braziliane Ronaldo Nazario ka vlerësuar se Spanja ishte shumë superiore ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, të cilën “La Roja” e fitoi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve.

Ish-sulmuesi brazilian theksoi se rezultati nuk e pasqyroi aspak diferencën reale mes dy skuadrave, duke nënvizuar dominimin e plotë të spanjollëve gjatë gjithë ndeshjes.

“Ishte një ditë historike. Spanja dominoi nga fillimi deri në fund, pikërisht ashtu siç e prisja. Golat nuk erdhën aq lehtë sa e meritonin dhe nuk fituan me diferencën që e meritonin, por ishte dominim absolut gjatë gjithë ndeshjes”, deklaroi Ronaldo në kanalin e tij në TikTok.

Braziliani ishte edhe më i drejtpërdrejtë kur krahasoi cilësinë e dy kombëtareve.

“Ishte një shkatërrim. Diferenca në cilësi mes Spanjës dhe Argjentinës është e madhe. Edhe me Messin, nuk arritën t’i bëjnë ballë”, u shpreh ai.

Ronaldo shtoi se suksesi i Spanjës bazohet te forca kolektive e skuadrës.

“Një lojtar i talentuar mund të fitojë një ndeshje, por për të fituar një Kupë Bote të duhet forca e ekipit, siç e ka Spanja. Ata luajnë si një njësi dhe çdo futbollist është i rëndësishëm”, theksoi ai.

Në fund, legjenda braziliane vlerësoi se stili i lojës së Spanjës është bërë tashmë modeli i futbollit modern.

“Argjentina nuk ka luajtur kurrë futboll të bukur, ata vetëm kanë luftuar me shumë karakter. Spanja ka ADN-në e saj të lojës dhe luan futboll të bukur”.

“‘Joga Bonito’ e Brazilit është tejkaluar dhe mënyra se si luan Spanja është tani më e mira në botë”, përfundoi Ronaldo./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.