KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Peja nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, fermerët ftohen të paraqesin kërkesat

Peja nis evidentimin e dëmeve nga breshëri, fermerët ftohen të paraqesin kërkesat

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka njoftuar fermerët që kanë pësuar dëme nga breshëri i datës 21 korrik se mund të dorëzojnë kërkesat për evidentimin e dëmeve në sportelet e administratës komunale.

Sipas njoftimit, kërkesat duhet të dorëzohen çdo ditë nga ora 08:00 deri në 14:00, me qëllim që dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore të evidentohen dhe të vlerësohen nga institucionet përgjegjëse.

Po ashtu, fermerët duhet t’i bashkëngjisin kërkesës edhe fotografi dëshmuese të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, për të lehtësuar procesin e verifikimit në terren.

Autoritetet komunale kanë ftuar të gjithë fermerët e prekur që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.