KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bebe Rexha shkëlqen në skenën e Filadelfias, mahnit me paraqitjen e saj provokuese

Bebe Rexha shkëlqen në skenën e Filadelfias, mahnit me paraqitjen e saj provokuese

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit gjatë një koncerti të mbajtur në Filadelfia, Pensilvani.

Artistja 36-vjeçare u shfaq tejet atraktive dhe provokuese, e veshur me geta në formë rrjete dhe një bluzë të kuqe, duke vënë në pah stilin e saj karakteristik dhe prezencën energjike në skenë.

Me flokët e saj të shkurtër biondë, që tashmë janë kthyer në një element dallues dhe lidhen edhe me titullin e albumit të saj më të ri, “Dirty Blonde”, Bebe dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa dhuroi një performancë plot energji për publikun.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Interpretimi në Filadelfia vjen në kuadër të një periudhe mjaft të ngarkuar për këngëtaren, e cila ka qenë e angazhuar me koncerte dhe aktivitete promovuese për albumin e saj më të fundit.

Albumi “Dirty Blonde” u publikua më 12 qershor dhe është pritur me interes nga fansat e artistes në mbarë botën.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ky projekt shënon albumin e katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe përfaqëson një kapitull të ri në rrugëtimin e saj muzikor, duke sjellë këngë që ndërthurin stilin pop me elemente dance dhe elektronikë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Me turneun promovues në vazhdim dhe paraqitje të shumta live, Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.