KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët që furnizohen me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Letnicë janë njoftuar që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se vendimi vjen pas reshjeve të fundit dhe pamundësisë teknike për trajtimin e ujit në FPU Letnicë sipas standardeve të kërkuara.
Sipas njoftimit, uji nga rrjeti i ujësjellësit mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare, ndërsa konsumatorëve u është bërë thirrje që të shmangin përdorimin e tij për konsum të drejtpërdrejtë.
“Ekipet laboratorike janë duke kryer analiza kimiko-fizike të vazhdueshme. Sapo rezultatet të konfirmojnë se cilësia e ujit është brenda normave të lejuara për konsum, do t’ju njoftojmë menjëherë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
