KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kostumi i Shakiras për finalen e Kupës së Botës u frymëzua nga dielli dhe u punua me 200 mijë kristale

Kostumi i Shakiras për finalen e Kupës së Botës u frymëzua nga dielli dhe u punua me 200 mijë kristale

Shakira në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit u shfaq me një krijim të shtëpisë së modës Roberto Cavalli, i cili u konceptua posaçërisht për të nga drejtori kreativ, Fausto Puglisi.

Për realizimin e kostumit, të zbukuruar me 200 mijë kristale Swarovski dhe me një motiv të frymëzuar nga perëndimi i diellit, u deshën më shumë se dy javë punë.

Kostumi u projektua në mënyrë që të reflektonte dritat e stadiumit dhe, në të njëjtën kohë, t’i siguronte këngëtares liri të plotë lëvizjeje gjatë koreografisë së saj karakteristike.

Shakira

I gjithë krijimi, i cili përfshinte edhe një fund në të njëjtat nuanca, bazohej në motivin “Golden Ray”, një prej elementeve karakteristike të dizajnit të shtëpisë së modës Roberto Cavalli.

Në skenë, Shakiras iu bashkuan 34 balerinë, të veshur me kostume të harmonizuara stilistikisht me veshjen e saj.

Artistja u paraqit me flokët karakteristikë të lëshuar dhe me një grim të thjeshtë, duke i qëndruar besnike stilit të saj.

Ajo interpretoi një performancë energjike, të shoqëruar me një koreografi dinamike, duke e bërë paraqitjen e saj një nga momentet më të spikatura të finales së Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.