Një rakun me pamje të pazakontë në qytetin amerikan Seattle ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve në internet.
Banorët e kanë quajtur atë “Jimothy”, ndërsa videot e tij duke lëvizur bërë virale në rrjetet sociale.
Pamja e pazakontë e kafshës ka bërë që shumë njerëz fillimisht ta konsideronin si një krijesë misterioze, por ekspertët dyshojnë se rakuni mund të vuajë nga një gjendje shumë e rrallë e quajtur sindroma e shtyllës kurrizore të shkurtër (Short Spine Syndrome), e cila shkakton shkurtimin e theksuar të shtyllës kurrizore.
Pavarësisht pamjes së tij të veçantë, ai duket se është në gjendje të lëvizë dhe të ushqehet vetë.
Banorët e Seattle janë mahnitur nga qëndrueshmëria e kafshës dhe shumë prej tyre kanë kërkuar që ai të lihet i qetë në habitatin e tij natyror.
Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë quajtur edhe “maskota e re” e qytetit.
Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ende një diagnozë zyrtare për Jimothyn, por pamja e tij përputhet me një çrregullim të rrallë gjenetik. /Telegrafi/
