KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reflekton PD, ‘anulon’ bojkotin dhe niset drejt Kuvendit  për seancën plenare

Reflekton PD, ‘anulon’ bojkotin dhe niset drejt Kuvendit  për seancën plenare

Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, sot vendosi të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje me Grupin Parlamentar.

Debatet e ashpra në grup i lanë vend reflektimit. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga bën me dije se tashmë ata janë nisur drejt Kuvendit për të marrë pjesë në punime.

“Për injorimin e plotë dhe total të kërkesave të protestuesve për t’u sjellë në Parlament, u faktua përfundimisht që kjo narkomazhorancë ka vetëm armiqësi të hapur ndaj protestës. Nuk merr për bazë asnjë kërkesë, gjë e cila u dëshmua. Amendamentet tona i mban Rama në sirtarët e Niko Peleshit”, tha Berisha për Top Channel. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.