KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappe pas humbjes së Francës: Fatkeqësisht, nuk kemi luksin të jemi njerëz

Mbappe pas humbjes së Francës: Fatkeqësisht, nuk kemi luksin të jemi njerëz

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, dha një deklaratë të sinqertë pas humbjes spektakolare 6-4 ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi francez reagoi ndaj kritikave të shumta për paraqitjen zhgënjyese të ekipit në pjesën e parë, ku “Gjelat” e gjetën veten në disavantazh të thellë 4-0 para pushimit.

Mbappe pranoi se skuadra humbi përqendrimin në momentet vendimtare, por mbrojti karakterin e bashkëlojtarëve të tij.

“Mosrespektim i fanellës në pjesën e parë? Do të thosha se thjesht ishim njerëz dhe fatkeqësisht, ne nuk kemi luksin të jemi njerëz”, deklaroi Mbappe.

“Mendoj se ishim plotësisht të shpërqendruar dhe ata na zgjuan në mënyrën më të ashpër”.

Pavarësisht rikthimit të fortë në pjesën e dytë dhe katër golave të shënuar, Franca nuk arriti të shmangte humbjen, duke e mbyllur Kupën e Botës 2026 në vendin e katërt.

Mbappe pranoi se gabimet e 45 minutave të para rezultuan fatale për ekipin francez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.