Raporti i fundit është njëri ndër më të mirët deri më tani, tha kryeministri Hristijan Mickoski pas raportit më të ri të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, në të cilin janë përfshirë vërejtje lidhur me pavarësinë e gjyqësorit.
Kryeministri Mickoski thotë – le të ketë kritika, por unë nuk do të ndalem së komentuari për gjendjen, sado raporte të duan le të publikohen. Në pjesën e vërejtjeve të përmendura në raport, se duhet t’u jepet buxhet më i madh, Mickoski thotë – para nuk do të marrin më.
“Mua më takon që unë hapur t’i thërras gjyqtarët dhe prokurorët të sjellin drejtësi, dhe do të vazhdoj në atë drejtim të komentoj, sado raporte të duan le të publikohen. Po, do të vazhdoj derisa të shohim përparim në sjelljen e drejtësisë. Kjo është e para, e dyta, para më shumë nuk do të marrin, para nuk do të marrin, edhe pse kërkohet edhe në Ligjin për Prokurori Publike të vendoset një shumë prej 0,5% nga Buxheti. Nuk do të marrin sepse nuk e kanë merituar”, tha Mickoski
