KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shteti i parë amerikan, New Yorku ndalon syzet inteligjente në të gjitha gjykatat

Shteti i parë amerikan, New Yorku ndalon syzet inteligjente në të gjitha gjykatat

Shteti i New Yorkut do të ndalojë nga 20 korriku hyrjen me syze inteligjente në të gjitha objektet gjyqësore, për shkak të shqetësimeve se ato mund të përdoren për regjistrime të fshehta.

Ndalimi vlen për të gjitha syzet me kamera ose mikrofon, përfshirë modelet me lente optike, dhe do të zbatohet në mbi 1200 gjykata në të gjithë shtetin.

Vizitorët do të duhet t’i dorëzojnë pajisjet te sigurimi para hyrjes.

Autoritetet thonë se masa synon të mbrojë privatësinë e dëshmitarëve, jurisë dhe integritetin e proceseve gjyqësore, pasi syzet inteligjente e bëjnë të vështirë zbulimin e regjistrimeve të paautorizuara.

New Yorku është shteti i parë në SHBA që vendos një ndalim të tillë në të gjithë sistemin gjyqësor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.