KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona në kërkim të golave: Ylli i Al-Nassr bëhet alternativë për sulmin

Barcelona në kërkim të golave: Ylli i Al-Nassr bëhet alternativë për sulmin

Sipas Diario Sport, sulmuesi i Al-Nassrit, Jhon Duran, i është ofruar Barcelonës në ditët e fundit.

Krahas objektivit kryesor të klubit katalanas, Julian Alvarez nga Atletico Madridi, Barcelona po kërkon të transferojë një tjetër sulmues qendror.

Kjo për shkak të largimit të mundshëm të Ferran Torresit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka zhvilluar bisedime me PSG-në.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, u përpoq ta transferonte Duranin në vitin 2025. Megjithatë, aktualisht kampionët e La Ligës nuk po ndërmarrin hapa konkretë për transferimin e tij.

Ndërkohë, Benfica është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e sulmuesit kolumbian në formë huazimi me opsion blerjeje.

Lojtari 22-vjeçar e kaloi gjysmën e parë të sezonit të kaluar i huazuar te Fenerbahce, ndërsa gjysmën e dytë e zhvilloi në një tjetër huazim te Zenit Saint Petersburg./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.