KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rikthehen maskat në New York, Chicago e Detroit – tymi mbulon qytetet amerikane

Rikthehen maskat në New York, Chicago e Detroit – tymi mbulon qytetet amerikane

Qytetet amerikane Detroit, Chicago dhe Uashington sot kanë ndër nivelet më të këqija të cilësisë së ajrit në botë, ndërsa New Yorku renditet në vendin e katërt për ndotjen e ajrit. Qytetarët vendosin maska si në kohën e pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të platformës për monitorimin e cilësisë së ajrit IQAir, indeksi i ndotjes ka arritur nivele alarmante: në Detroit është regjistruar niveli 435, në Chicago 330, ndërsa në Uashington 242, që konsiderohen nivele shumë të rrezikshme për shëndetin.

Në krahasim, qytete të njohura për ndotjen e ajrit si Jakarta, New Delhi dhe Pekini sot kanë pasur një cilësi më të mirë të ajrit.

Një shtresë e dendur tymi gri ka mbuluar shumë qytete në verilindje të Shteteve të Bashkuara, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë.

Nga Arlingtoni në Virginia, ku zakonisht shihet qartë panorama e Uashingtonit, sot mezi dallohen monumente si Memoriali i Linkolnit dhe Monumenti i Uashingtonit.

Banorët kanë raportuar edhe një erë të pazakontë në ajër, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar alarmin vjollcë, që tregon ajër shumë të dëmshëm për shëndetin.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në New York, Boston dhe Chicago. Banorët kanë thënë se ndjejnë erë dhe shije tymi, ndërsa autoritetet kanë këshilluar shmangien e aktiviteteve në ambiente të hapura për shkak të grimcave të rrezikshme në ajër.

Burimi i tymit janë zjarret e mëdha pyjore që po përfshijnë provincat kanadeze Ontario dhe Quebec, si dhe shtetin amerikan Minnesota.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në zgjerimin e zonave të prekura nga zjarret. Thatësira ka bërë që toka dhe bimësia të digjen më lehtë, duke shkaktuar zjarre më të shpeshta dhe më të mëdha. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.