KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Komunalec” – Gostivar: Uji është i sigurt për pije, po priten rezultatet e analizave të reja

“Komunalec” – Gostivar: Uji është i sigurt për pije, po priten rezultatet e analizave të reja

Zërat që qarkulluan së fundmi për ndotjen e ujit kanë vënë në lëvizje institucionet në Gostivar.

Gjatë natës së mbrëmshme, prokuroria, e shoqëruar nga zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Komunale dhe ekspertë të Shëndetit Publik, kanë zbritur në terren për të marrë mostra të reja shtesë direkt nga pikat e furnizimit.

Drejtoresha Arta Asani sqaron se situata është nën kontroll të plotë.

“Qarkullojnë propaganda të ndryshme, të cilat me të drejtë shqetësojnë qytetarët. Sigurojmë qytetarët se ndërmarrja Komunalec në mënyrë të rregullt bënë analiza të ujit për pijet, ndërsa tre analizat e fundit kanë dalë se uji është i sigurt për pije”, tha drejtoresha.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale Gostivar njoftojnë se monitorimi i terrenit do të vazhdojë hap pas hapi. Udhëheqësia e ndërmarrjes u bën thirrje qytetarëve për qetësi, duke premtuar se sapo të dalin rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike, opinioni do të njoftohet zyrtarisht për çdo detaj

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.