Një person ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendodhjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30 në lagjen Dardani në Gjakovë.
Tutje thuhet se rasti është nën hetime.
“Lagja Dardani, Gjakovë 15.07.2026 – 10:30. Ankuesja ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
