KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramadani kritikon pushtetin: Propaganda është bërë instrumenti i vetëm i qeverisjes

Ramadani kritikon pushtetin: Propaganda është bërë instrumenti i vetëm i qeverisjes

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar pushtetin, duke pretenduar se qeverisja po mbështetet kryesisht në propagandë dhe se në terren mungojnë projektet konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përmes një postimi, Ramadani ka thënë se, sipas tij, pavarësisht deklarimeve të pushtetit, nuk po vërehen rezultate konkrete në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit. Asgjë nuk realizohet, asgjë nuk ndodh në terren. E tëra propagandë. Dora e shtetit nuk vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit”, ka shkruar ai.

Kritika e tij janë drejtuar edhe ndaj mënyrës së marrjes së vendimeve, për të cilat pretendon se po merren jashtë institucioneve.

“Pushtetin e kanë privilegj, para fakteve nuk skuqen, vendimet i marrin në parti e jo në institucione. Kjo është partia-shtet!”, ka deklaruar Ramadani. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.