KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bulliqi priti Durmishin për të diskutuar mbi projektet infrastrukturore në Podujevë

Bulliqi priti Durmishin për të diskutuar mbi projektet infrastrukturore në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti sot në takim Ministrin në detyrë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, Hysen Durmishi.

Takimi u fokusua mbi projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar në qytet dhe fshatrat e komunës.

Kryetari Bulliqi shprehu mirënjohje për mbështetjen financiare të Ministrisë, duke theksuar se vetëm nga një memorandum i nënshkruar këtë vit ndërmjet Komunës dhe Ministrisë janë asfaltuar dhe po realizohen dhjetëra rrugë, me një vlerë totale prej afro 5 milionë eurosh.

Në takim u theksua se bashkëpunimi mes Komunës dhe Ministrisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të avancimit të projekteve mjedisore dhe infrastrukturore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.