KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Beqiri: LDK nuk është pronë private, duhet Kuvend zgjedhor dhe lidership i ri

Beqiri: LDK nuk është pronë private, duhet Kuvend zgjedhor dhe lidership i ri

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet organizative.

Beqiri theksoi se LDK-ja ka një traditë politike sipas së cilës kryetari i partisë merr përgjegjësinë pas humbjes së zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se edhe kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë.

“Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët. LDK duhet të shkojë në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet. LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka deklaruar Beqiri.

Reagimi i tij vjen në kohën kur brenda LDK-së janë intensifikuar kërkesat për mbajtjen e një Kuvendi të ri zgjedhor.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se, pas deponimit të nënshkrimeve nga një grup delegatësh për thirrjen e Kuvendit të ri zgjedhor, ka autorizuar sekretariatin e partisë që të nisë përgatitjet për organizimin e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.