Pasi sot janë dorëzuar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti përmes një positmi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve.
Sipas tij, askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj.
“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/
