KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Rajonin e Ferizajt shqipton 252 gjoba brenda 24 orëve

Policia në Rajonin e Ferizajt shqipton 252 gjoba brenda 24 orëve

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej gjashtë aksidente trafiku, prej të cilave katër kanë përfunduar me persona të lënduar, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy aksidente janë regjistruar vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 252 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

“Respektimi i rregullave të trafikut dhe kujdesi gjatë ngasjes janë faktorë kyç për parandalimin e aksidenteve dhe ngritjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në apelimin e Policisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.