KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ishte publikuar videoja e rrahjes ndaj të miturit në Mitrovicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Ishte publikuar videoja e rrahjes ndaj të miturit në Mitrovicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”.

Sipas njoftimit të policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Arrestimi është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një video-incizim ku i dyshuari shihet duke sulmuar një viktimë të moshës së mitur.

“Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas veprimeve intensive hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Sulm. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një video-incizim në të cilin i dyshuari shihet duke sulmuar një viktimë të moshës së mitur. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.