Close Menu
    What's Hot

    Dua Lipa shijon pushime romantike me Callum Turner pas turneut të saj

    December 22, 2025

    Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

    December 22, 2025

    3 kombinime me stil për shëtitje dimërore – nga xhemperi komod te palltoja me gëzof

    December 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Dua Lipa shijon pushime romantike me Callum Turner pas turneut të saj
    • Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën
    • 3 kombinime me stil për shëtitje dimërore – nga xhemperi komod te palltoja me gëzof
    • Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen e bujqësisë
    • Cilën gjyshe e do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo e babait?
    • Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, detajet e para
    • Bëri shqiponjën në Podgoricë: Edhe pse fitoi finale, pingpongisti kosovar eliminohet nga gara
    • Ushtarët rusë të uritur ‘planifikojnë të hanë njëri-tjetrin’ – pretendon një regjistrim i publikuar
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Monday, December 22
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Bujqesia

    Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen e bujqësisë

    korrektpressBy korrektpressDecember 21, 2025 Bujqesia 2 Mins Read
    Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen e bujqësisë
    Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen e bujqësisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Instrumentet janë: buxheti i shtetit, Agjencia e Mbështetjes së Zhvillimit Rural, agro-kredia dhe linja e re e financimit të Bankës Shqiptare për Zhvillim”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama në datë 15 dhjetor 2025.

    Një buxhet më i lartë, që do të pasqyrohet në më shumë subvencione. Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët e fushës?

    “E gjithë mbështetja për bujqësinë për vitin që kaloi ka qenë rreth 50 milionë euro, një shifër shumë e vogël krahasuar me vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka 120 milionë euro, Kosova 100 milionë euro, ndërsa Serbia gati 300 milionë euro mbështetje nga buxheti i shtetit. Pra, jemi ende në shifra të ulëta”, tha eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani.

    Rreth 10 mijë fermerë që janë të pajisur me NIPT pranë tatimeve do të mund të kryejnë dy herë në vit procesin e rimbursimit për çdo faturë që do të dorëzojnë te grumbulluesit.

    “Si ide mund të jetë diçka pozitive për uljen e kostove të prodhimit bujqësor, por djalli qëndron te detajet. Në radhë të parë, janë përjashtuar 30–40% e fermerëve që shesin në treg të lirë”, shtoi Vuskani.

    E fundit, por me një rëndësi të lartë, është Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila sipas kryeministrit Rama pritet të hapet vitin e ardhshëm dhe do të ofrojë kredi me norma interesi shumë të ulëta për financimin e fermerëve, ku shteti do të jetë aksioner me 51%.

    “Unë mendoj se duhen politika më specifike, siç i kanë vendet e rajonit, ku mund të përfshihet subvencionimi i normës së interesit apo garancia për kolateralin nga shteti. Kjo do të bënte që fermeri të mos ketë frikë për të marrë kredi”, tha eksperti.

    Sipas të dhënave, rreth 35% e të punësuarve në Shqipëri merren me bujqësi, ose 1 në 3 persona siguron jetesën duke punuar në sektorin bujqësor./Vizion+

    LEXO GJITHASHTU

    Dua Lipa shijon pushime romantike me Callum Turner pas turneut të saj

    December 22, 2025

    Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

    December 22, 2025

    3 kombinime me stil për shëtitje dimërore – nga xhemperi komod te palltoja me gëzof

    December 22, 2025

    Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen e bujqësisë

    December 21, 2025
    TË TJERA

    Cilën gjyshe e do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo e babait?

    December 21, 2025

    Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, detajet e para

    December 21, 2025

    Bëri shqiponjën në Podgoricë: Edhe pse fitoi finale, pingpongisti kosovar eliminohet nga gara

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.