KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Manchester United transferon Youri Tielemansin

Zyrtare: Manchester United transferon Youri Tielemansin

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit belg, Youri Tielemans, nga Aston Villa.

Reprezentuesi i Belgjikës ka nënshkruar kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të vitit 2031, duke u bërë një nga përforcimet më të rëndësishme të skuadrës së drejtuar nga Michael Carrick gjatë kësaj vere.

Për të realizuar transferimin, Manchester United aktivizoi klauzolën e lirimit prej 41 milionë eurosh që ishte e përfshirë në kontratën e Tielemansit me Aston Villan.

Tielemans bëhet afrimi i radhës në repartin e mesfushës, pas transferimit të Andrey Santosit, teksa United po vazhdon rindërtimin e skuadrës në prag të sezonit të ri.

Mesfushori belg vjen pas një sezoni shumë të mirë me Aston Villan, ku regjistroi dy gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat, ndërsa ishte një prej lojtarëve kyç në triumfin e klubit anglez në Ligën e Evropës.

Me plot 90 paraqitje për kombëtaren e Belgjikës, Tielemans transferohet në “Old Trafford” pasi udhëhoqi ekipin e tij si kapiten në rrugëtimin deri në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.