KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“S’kishim kushte”, Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke gjatë luftës (VIDEO)

“S’kishim kushte”, Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke gjatë luftës (VIDEO)

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim nga koha kur shërbente si mjeke në vijën e parë të frontit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kadrijaj ka treguar për kushtet e rënda në të cilat u detyruan të punonin ekipet mjekësore, mungesën e barnave dhe pamundësinë për të ofruar trajtimin e nevojshëm për ushtarët e plagosur.

Ajo ka rrëfyer rastin e një ushtari, tashmë invalid i luftës, të cilit iu desh të amputohej dora për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe mungesës së kushteve mjekësore.

“Një që gjithmonë më bie me e përmend ka qenë me sharrë druri, që iu ka këputë dora një tash invalidi të luftës. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, është dashur me ia këputë dorën, sepse nuk kishim kushte. Ekipi mjekësor është dashur me zgjedhë me ia këputë dorën për me ia shpëtu jetën”, ka rrëfyer Kadrijaj.

Ajo ka treguar se, në mungesë të mjeteve të përshtatshme mjekësore, është improvizuar një sharrë druri, e cila ishte dezinfektuar në flakë për të zvogëluar rrezikun e infeksionit.

“Është dashur me u improvizu një sharrë druri, e cila është dezinfektuar në flakë, për shkak të mikrobeve, në mënyrë që i plagosuri të mos merrte infeksion”, ka thënë ajo.

Kadriaj gjithashtu tregoi se nuk ka pasur as anestezion gjatë këtij intervenimi./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.