KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Wayne Rooney: Lionel Messi është dobësia e Argjentinës

Wayne Rooney: Lionel Messi është dobësia e Argjentinës

Ish-sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, ka ndarë mendimin e tij për Lionel Messin në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës.

Rooney vlerësoi cilësitë e jashtëzakonshme të kapitenit argjentinas, por theksoi se ai mund të përbëjë një dobësi për ekipin e tij në fazën mbrojtëse.

“Ai mund të jetë një dobësi në aspektin mbrojtës për Argjentinën”.

“Nuk kthehet shumë për të mbrojtur, por është vendimtar në momentet kyçe. Te Messi gjithçka lidhet me mënyrën si merr vendimet. Ai ndizet në momente të caktuara të ndeshjes dhe gjithmonë zgjedh zgjidhjen e duhur”.

“Ta markosh Lionel Messin kërkon përqendrim maksimal dhe komunikim të vazhdueshëm”, deklaroi Rooney.

Anglia dhe Argjentina do të përballen më 15 korrik në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në një duel që pritet me interes të madh, ku Messi do të synojë ta udhëheqë kombëtaren e tij drejt një tjetër finaleje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.