Atmosfera e Sunny Hill Festival ka nisur të ndihet edhe para fillimit të eventit, pasi është publikuar një listë në Spotify me këngët që do të shoqërojnë edicionin e këtij viti.
Lista përfshin këngë nga artistët që do të ngjiten në skenën e festivalit, por edhe hite të tjera të përzgjedhura që do të krijojnë atmosferën për mijëra të pranishëm gjatë ditëve të eventit.
Me publikimin e kësaj, Sunny Hill u jep fansave mundësinë të përgatiten paraprakisht për eksperiencën muzikore që i pret, duke sjellë një përmbledhje të tingujve që do të dominojnë festivalin.
Nga ritmet e artistëve ndërkombëtarë dhe vendas, deri te këngët që pritet të kthehen në momente të paharrueshme gjatë performancave, kjo është një shije e parë e asaj që do të sjellë një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon.
Marrë parasysh që në skenë do të ngjitet për herë të parë, Katy Perry, Leëis Capaldi e po ashtu për një rikthim magjik, Martin Garrix.
Nuk do të mungojnë as artistë të njohur vendor si: Ledri Vula, Dhurata Dora, Buta, Lyrical Son e MC Kresha.
Për rikujtim, Sunny Hill sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë. /Telegrafi/
