KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës është rrethuar me gardh metalik.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave.

Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhet metalike që rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.

Në seancën plenare të së enjtes, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Disa prej protestuesve goditën me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagonte duke i shoqëruar në komisariat.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Në total, policia shoqëroi dhe ndaloi 20 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektivë të policisë dhe u lënduan 5 protestues. /tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.