KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Deco bëri punë të shkëlqyer”, Joan Laporta konfirmon transferimin e ri të Barcelonës

“Deco bëri punë të shkëlqyer”, Joan Laporta konfirmon transferimin e ri të Barcelonës

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se është shumë pranë kompletimit të transferimit të sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta, bëri të ditur se reprezentuesi gjerman do t’i bashkohet Barcelonës, teksa marrëveshja parashikon pagesën e 22 milionë eurove menjëherë, plus edhe 9 milionë euro të tjera në formë bonusesh të lidhura me performancën.

Po ashtu, Borussia Dortmundi ka siguruar edhe 35 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e lojtarit.

Laporta nuk e fshehu kënaqësinë për këtë transferim, duke lavdëruar edhe drejtorin sportiv Deco për punën e bërë në negociata.

“Jemi shumë të lumtur. Është një lojtar që e kemi ndjekur prej një kohe të gjatë”.

“Adeyemi është shumë i shpejtë, një lojtar shumë i mirë. Deco bëri një punë të shkëlqyer”, deklaroi Laporta.

Ndërkohë, Barcelona mbetet mjaft aktive në treg ngase e do edhe yllin e Atletico Madridit Joan Laporta, kurse është pranë ta shesë sulmuesin Ferran Torres te Paris Saint-Germain./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.