KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aktorja Kathy Griffin zbulon të vërtetën pas ‘lidhjes’ me një 22-vjeçar

Aktorja Kathy Griffin zbulon të vërtetën pas ‘lidhjes’ me një 22-vjeçar

Komediania amerikane, Kathy Griffin, 65 vjeçe, shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale pasi njoftoi se ishte në një lidhje me një 22-vjeçar.

Megjithatë, gjithçka rezultoi të ishte një shaka dhe një eksperiment social.

Griffin më vonë zbuloi në Instagram se nuk ishte në lidhje me një djalë 22-vjeçar, por personi në fotografi ishte truproja i saj.

Në postimin fillestar, ajo publikoi një foto ku shihej duke mbajtur dorën e një të riu pranë një makine dhe shkroi: “Ai është 22 vjeç. Merruni me këtë”.

Postimi shkaktoi një valë reagimesh, me shumë ndjekës që e mbështetën dhe e përgëzuan për zgjedhjen e saj.

Më pas, Griffin sqaroi se gjithçka ishte një “eksperiment në rrjetet sociale”.

Ajo tha se në Instagram mori shumë mbështetje, ndërsa në platforma të tjera, si Threads, pati shumë kritika, akuza dhe komente negative për një marrëdhënie të mundshme mes një gruaje 65-vjeçare dhe një burri 22-vjeçar.

Aktorja kritikoi standardet e dyfishta në shoqëri, duke përmendur edhe raste të burrave të famshëm më të moshuar që kanë pasur lidhje me partnere shumë më të reja, si Michael Douglas, Harrison Ford dhe Jay-Z.

Si përfundim, Griffin nuk po takohet me një 22-vjeçar dhe se ishte vetëm një eksperiment për të nxitur një debat mbi paragjykimet dhe standardet e dyfishta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.