KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa fton Lea Ypin në podcast, diskuton për historinë dhe situatën aktuale në Shqipëri

Dua Lipa fton Lea Ypin në podcast, diskuton për historinë dhe situatën aktuale në Shqipëri

Dua Lipa i ka kushtuar episodin e muajit korrik të podcastit të saj Service95 Book Club shkrimtares dhe filozofes shqiptare Lea Ypi, profesoreshë e Teorisë Politike në London School of Economics dhe autore e librit të vlerësuar ndërkombëtarisht Free: Coming of Age at the End of History, një rrëfim autobiografik mbi fëmijërinë e saj në Shqipëri gjatë rënies së regjimit komunist.

Gjatë bisedës, dyshja diskutuan kujtimet e Ypit të përshkruara në librin Free, duke reflektuar mbi përvojën e rritjes në një periudhë ndryshimesh të mëdha politike dhe mbi kuptimin e lirisë, mes premtimeve dhe kontradiktave që e shoqërojnë atë.

Dua Lipa theksoi se historia e Shqipërisë nuk mund të trajtohet e ndarë nga zhvillimet e sotme.

Artistja shprehu shqetësimin për ndryshimet ligjore që, sipas saj, mund të lejojnë heqjen e mbrojtjes së zonave të mbrojtura pa zhvilluar konsultime publike, duke nënvizuar se është e rëndësishme të flitet edhe për realitetin aktual të vendit.

Në podcast u diskutua gjithashtu për protestat politike që po zhvillohen në Shqipëri, me Dua Lipën dhe Lea Ypin që ndanë mendimet e tyre mbi sfidat e ndryshimeve politike dhe frymëzimin që, sipas tyre, vjen nga angazhimi qytetar për çështje me interes publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.