Argjentina ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Zvicrës, në një ndeshje që u vendos vetëm në vazhdime, atje ku do të takohet me Anglinë.
Kampionët e botës e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 10-të.
Pas një goditjeje nga këndi të Lionel Messit, Alexis Mac Allister kërceu më lart se të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
telegrafi.com
Zvicra nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë rriti presionin. Pas një pritjeje fantastike të Emiliano Martinezit ndaj goditjes me kokë të Dan Ndoyes, zviceranët gjetën golin e barazimit në minutën e 67-të.
Ricardo Rodriguez shërbeu për Ndoyen, i cili me një goditje të saktë brenda zonës mposhti portierin argjentinas për 1-1.
Dan Ndoye barazon shifrat telegrafi.com
Drama vazhdoi pas golit të barazimit. Breel Embolo u bë protagonist i një momenti kontrovers. Gjyqtari vendosi ta ndëshkojë me me karton të verdhë për simulim, por për sulmuesin zviceran ishte kartoni i dytë në ndeshje dhe ai u përjashtua me të kuq, duke lënë Zvicrën me dhjetë lojtarë.
Zvicra barazon ndaj Argjentinu00ebs, por mbetet me dhjetu00eb veta nu00eb fushu00eb telegrafi.com
Pavarësisht inferioritetit numerik, Zvicra rezistoi deri në fund të 90 minutave. Argjentina pati mundësi të mira për ta mbyllur ndeshjen, ndërsa në minutat shtesë Lisandro Martinez ishte shumë pranë golit, por portieri zviceran bëri një pritje të jashtëzakonshme dhe e çoi sfidën në vazhdime.
Në 30 minutat shtesë, Argjentina vazhdoi të kërkonte golin e fitores. Pas disa zëvendësimeve dhe dëmtimeve, momenti vendimtar erdhi në minutën e 112-të.
Jose Lopez dha një pasim të shkurtër për Julian Alvarez, i cili me një goditje fantastike e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës për 2-1.
Zvicra tentoi të reagojë në minutat e mbetura, por Argjentina menaxhoi avantazhin dhe siguroi kualifikimin, me golin e Lautaro Martinez në mintuat shtesë të pjesës së dytë të vazhdimeve.
Argjentina kalon tutje, ku në gjysmëfinale takohet me Anglinë. /Telegrafi/
