KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pati shumë aludime, Lumbardh Salihu flet për raportin me Alba Vukajn

Pati shumë aludime, Lumbardh Salihu flet për raportin me Alba Vukajn

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ishte së fundmi i ftuar në rubrikën “25 pyetje” të emisionit “Prive” nga Liberta Spahiu.

Në një bisedë pa filtra, ai iu përgjigj shumë pyetjeve, nisur nga angazhimet në politikë e deri te jeta private.

Megjithatë jashtë politikës, këtë kohë më shumë u komentua për raportin me Alba Vukajn.

Foto: YouTube

Projekti i përbashkët i dyshes ka qenë mjaft i përfolur së fundmi, duke ngritur dyshime për një lidhje më shumë se profesionale.

I pyetur drejtpërdrejt, Lumbardhi sqaroi se mes tyre ekziston vetëm një raport miqësor dhe profesional.

“Na lidh respekti dhe shoqëria”, u shpreh ai.

Sa u përket aludimeve për diçka më tepër, ai zgjodhi të mos hyjë në detaje, por duke nënvizuar se aktualisht ata mbeten vetëm miq të mirë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.