KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Pacolli apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre

Pacolli apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal për të parandaluar zjarret në pyje dhe hamullore gjatë ditëve me temperatura të larta.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se temperaturat e larta dhe tharja e bimësisë rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, biodiversitet, tokë dhe në cilësinë e ajrit.

Sipas Pacollit, djegia e hamulloreve dëmton pjellorinë e tokës dhe cenon ekuilibrin natyror.

“Mos digjni hamullore dhe mbetje bujqësore. Mos ndizni zjarre në natyrë. Mos hidhni cigare në pyje apo ambiente të hapura. Raportoni menjëherë çdo zjarr. Të mbrojmë pyjet, tokën dhe natyrën tonë. Çdo veprim i vogël ndihmon mjedisin”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.