KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një person në Prizren, policia gjen bimë kanabisi dhe një peshore elektronike

Arrestohet një person në Prizren, policia gjen bimë kanabisi dhe një peshore elektronike

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 10 korrik 2026, rreth orës 09:00, në rrugën “Jusuf Gërvalla”.

Pas zbatimit të urdhëresës së gjykatës, njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpinë, autolarjen dhe automjetin e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, në oborrin e shtëpisë janë gjetur të mbjella dy bimë të dyshuara të llojit kanabis, me gjatësi prej 50 dhe 62 centimetra. Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe një peshore elektronike.

I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.