KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jennifer Lopez tërheq gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Paris

Jennifer Lopez tërheq gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Paris

Jennifer Lopez ka vazhduar të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj elegante gjatë Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u fotografua teksa largohej nga hoteli i saj për një mbrëmje në kryeqytetin francez, e veshur me një fustan të bardhë skulpturor nga stilisti Stephane Rolland.

Ylli amerikan zgjodhi një krijim me prerje moderne dhe siluetë në formë kambane, të cilin e kombinoi me bizhuteri luksoze me gurë rubini dhe diamante, shkruan DailyMail.

Pamjen e kompletoi me një stil minimalist, duke lënë fustanin të ishte në qendër të vëmendjes.

Më pas, Lopez u drejtua për darkë në restorantin e njohur Gigi, pranë Kullës Eiffel, një destinacion i preferuar edhe nga emra të njohur të modës dhe showbiz-it si Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Sydney Sweeney.

Në një intervistë të mëparshme për InStyle, Jennifer kishte folur për qasjen e saj ndaj modës, duke theksuar se i pëlqen të eksperimentojë me stile të ndryshme, nga ato klasike e elegante deri te krijimet më moderne, duke qëndruar gjithmonë besnike ndaj vetes.

Dalja e saj në Paris vjen vetëm pak ditë pasi mori pjesë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku gjithashtu tërhoqi vëmendjen me një tjetër paraqitje elegante, të cilën e ndau më pas edhe me ndjekësit në Instagram. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.