KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare

Luke Wilson bëhet baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare

Aktori amerikan, Luke Wilson, është bërë baba për herë të parë në moshën 54-vjeçare.

Ai dhe partnerja e tij 24-vjeçare, Kendall Yates, kanë mirëpritur në jetë një vajzë, lajm i konfirmuar nga revista People.

Çifti u shfaq për herë të parë në publik me të porsalindurën gjatë promovimit të serialit të ri të Wilson, “The Hawk”, në Newport Beach të Kalifornisë.

Partnerja e Luke

Kendall Yates mbante vajzën në një mbajtëse për foshnja, ndërsa para se të largoheshin nga aktiviteti, ata ua prezantuan të porsalindurën të ftuarve dhe kolegëve të aktorit.

Luke Wilson dhe Kendall Yates kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, pavarësisht se janë bashkë prej disa vitesh.

Aktori kishte deklaruar më herët se dëshironte të bëhej baba, gjersa në intervista kishte folur edhe për ndryshimet që i kanë sjellë vitet dhe presionin që ndiente për disa çështje të jetës personale.

Wilson është një nga aktorët më të njohur të Hollivudit, me një karrierë mbi tri dekada.

Luke

Ai ka fituar famë me role në filma si “Legally Blonde”, “The Royal Tenenbaums” dhe “Anchorman” si dhe me bashkëpunimet e tij me regjisorin Wes Anderson dhe paraqitjet në seriale si “Stargirl” dhe “The Righteous Gemstones”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.